20.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Kabineti Mustafa, pa program qeveritar

isa mustafa thaci ,shalaEkzekutivi i Kosovës është duke funksionuar pa program qeveritar. Mungesën e këtij dokumenti, në opozitë e shohin si papërgjegjësi të pushtetit, por në Kabinetin Qeveritar kanë paralajmëruar se brenda dhjetë ditësh do ta finalizojnë dhe do t’i paraqitet Kuvendit për votim, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria është konstituuar gati dy muaj më parë dhe deri tash ka mundur ta hartojë vetëm planin e punës për 2015-n. Dhe, nuk mungon vetëm Programi qeveritar.

Kryeministri Isa Mustafa akoma nuk ka emëruar të gjithë zëvendësministrat, ndërkaq prej kësaj jave ka mbetur vakant një pozitë ministri, ngaqë, nën presionin e protestave të opozitës, e ka shkarkuar ministrin e Komuniteteve dhe Kthimit, Aleksandar Jablanoviq.

Ministri Arban Abrashi, që është edhe zëdhënës i Qeverisë, ka thënë të enjten se pikërisht kanë qenë protestat dhe zhvillimet e tjera politike që janë ndërlidhur me “Trepçën”, por edhe vëmendja që është dashur t’i kushtohej ndryshimeve në Buxhet para se ai të miratohej, të cilat kanë bërë që deri tash disa punë të ngecin. Por ka theksuar se Programi qeveritar brenda pak ditësh do të jetë gati.

Më Shumë

Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me...

Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suharekë

Edhe tri përballje interesante do të zhvillohen të dielën në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë padyshim në...

Lajmet e Fundit