20.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Daniel Dushi dhe Lendrit Dogani nga Prizreni dënohen me 1 vit e 6 muaj burgim

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren ka dënuar Daniel Dushin dhe Lendrit Dogani nga Prizreni.

Ata janë shpallur fajtor për veprën penale në bashkëkryerje blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

“Të akuzuarit Daniel Dushi dhe LendritDogani janë gjykuar nga kjo Gjykatë për veprat penale të lartcekura me dënim me burg efektiv secilit me nga 1 vit e 6 muaj si dhe dënimin me gjobë secilit me nga 700 euro”, njofton Gjykata në Prizren.

“Të akuzuarit me datën 21,09.2014, rrethe orës 09:55 minuta në vijën kufitare në Vërmicë, pa autorizim kanë bartur supstancatpsikotrope të llojit marshuan, e cila është shpallur me ligj si e ndaluar me qëllim të shpërndarjes dhe shitjes, në atë mënyrë që gjatë kontrollimit të autobusit të Agjensionit turistikë ,, Arditi,,me targa 629-KS-888 nga ana kufitare së bashku me oficerët e doganës, në bagazhin e autobusit është gjetur supstancapsikotropike të llojit marihuanë në shumën prej 2.122,5 gr”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Avdyli: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s,...

Lajmet e Fundit