13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Isa Mustafa nuk po din as të kopjojë

Zafir berisha 123Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha e ka vlerësuar shterpe vendimin për falje të borxheve nga Kryeministri Isa Mustafa. Sipas tij, ky vendim nuk është kurrfarë fillimi i ri i Qeverisë së Kosovës.

“Isa duke dashur të tregojë që është kryeministër dhe mund të marrë vendime, dje mori një vendim shumë interesant, por që për mendimin tim nuk ka ndonjë efekt aq të madh në politikën sociale”, shkruan Berisha në Facebook.

“Falja e borxheve deri në fund të 2008 për të gjitha shërbimet publike nuk ka kurrfarë impakti dhe nuk është kurrfarë fillimi i ri, sepse kriza ekonomike me përmasa të mëdha ka filluar pas 2010, ku mijëra biznese kanë falimentuar dhe një numër i madh është në prag të falimentimit,ku si produkt ka edhe rritjen enorme të pa- punëve dhe ikjen masive të qytetarëve nga Kosova”.

“Qytetarët dhe bizneset nuk kenë mundësi t’i përgjigjen obligimeve shtetërore dhe shërbimeve publike”.

“Ky vendim nuk është asgjë tjetër përveç një tendencë e Isës në këtë situatë të rëndë për të krijuar opinion se gjëja është duke bërë diçka, përndryshe me këtë vendim Isa ka treguar se edhe me i kopjuar vendet e rajonit e nuk din”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit