17.7 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Sa vjet dëshironi të qëndroni në Kosovë?

Shaban OsmanollajShkruan: Shaban Osmanollaj

Në ditën e sotme është shumë e vështirë të ikësh nga informacionet dhe ndodhitë në vend. Madje në shumë vende publike dhe takime miqësore fliten tema të ndryshme mbi problemet që sot preokupohet vendi dhe populli ynë. Ashtu si ka qenë zakonisht,madje unë e mbaj mend qysh si i ri, pasi në pjesa më e madhe jetonim në fshat dhe “odat e burrave” ishin vendtakime. Ato ishin edhe objekte edukuese pasi shumë njerëz të mençur e të zgjuar të kohës tregonin tema të ndryshme mbi ngjarjet dhe zhvillimet historike dhe shoqërore.

Në atë kohë, jo të largët mungonin mediat e shkruara dhe elektronike,mungonin pajisjet digjitale dhe teknologjia e aparateve celulare që sot ka pushtuar ç’do person,dhe informacionet transmetoheshin nga personat ashtu me fjalë, kush shkonte në qytet mund të merrte një gazete dhe atë njëherë në jave,p.sh. në ditën e “pazarit”,dita e tregut që zakonisht frekuentohej nga fshatarët. Apo shumë pak kishin televizor apo radio që transmetonin valë radiofonike,ku mësonim mbi historinë,politiken,kulturën,traditën,dhe ngjarjet që zhvilloheshin në qendrat tjera.

Në “odat e burrave” zhvillohen kuvende,takime miqësore,takime të fejesave,dasmave,pritjet mortore “të pamet” ,faljeve të ngatërresave e edhe gjaqeve etj,dhe kur dikush që ishte nga qyteti dhe ishte i shkolluar apo në funksion publik i drejtoheshin me kërkesat “tregona naj sen o filan se ti edhe je i shkolluar edhe din me fol,masandej ti je në funksion e ti din ma mirë,se na nuk po dimë kurgjo,veq qeto muhabetet e odave na kan mbet”,pastaj personi qe ju drejtoheshin e fillonte muhabetim duke treguar se sikur dinte diçka,pasi mendonte se ishte më i privilegjuar me njohjen e situatës dhe ato tregime pastaj transmetoheshin tek të tjerët nganjëherë duke ja ndërruar kuptimin.

Pra, ishte një dallim i madh për nga njohjet,por sot është diçka krejt tjetër,pasi të gjithë qytetarët pa dallim se ku banojnë apo jetojnë janë të informuar me gjithçka,posedojnë prisje elektronike moderne,kanë shkollim të barabartë,madje janë të punësuar njëjtë në të gjitha funksionet publike dhe private.

Sot të gjithë kanë televizor,radio,media elektronike,kompjuter “laptop”,telefona “të mençur” celularë me rrjet interneti etj,dhe është veshtirë sot të bëhen dallime se kush është më i mençur e kush din me shumë,pasi të njëjtë e kanë informacionin.
Mund të lexojnë cilën do gazetë në internet pavarësisht lajmin komercial apo informues,apo të shikojnë programe të ndryshme televizive.

Sot ka ndryshuar gjithçka,me ardhjen e kohës moderne dhe demokracisë,shumë njerëz thonë se humbi dashuria ndaj njëri tjetrit,humbi humanizmi,s’ka profesionalizëm,humben “odat e burrave” dhe nuk ka muhabete te pleqve,pasi shumë njerëz dalin dhe humbin kohën në kafene të ndryshme,nuk rrinë bashkë,dasmat dhe fejesat po bëhen në sallone të mëdha dhe të kushtueshme,të vetmet që kane mbet deri me tani janë rastet mortore “të pamet” që po zhvillohen madje të gjithë ata qe e njohin dikën apo kanë ndonje lidhje shkojnë për “kryeshnosh” per te ngushëlluar,informacionet sot po përcillen përmes rrjeteve sociale Facebook,Viber,Tëinter,Skype, etj madje me imazhe zie,dhe këtu në keto të pame ka një rend ku bisedet ende zhvillohen nga më të vjetërit apo nga dikush që është pak më i shkolluar apo kush din të tregoje ndonjë “mesele”.

Papunësia e madhe,popullsia e banuar në zona urbane dhe rurale në hapësire të ngushtë apo te kufizuar,informacionet komerciale dhe ekonomia joformale,politika jo zhvillimore,ekonomi e dobët,shkollim joadekuat apo me infrastukturë të ç’rregulluar,probleme sociale,krim ekonomik,korrupsion dhe nepotizëm,administratë jofunksionale,shërbime shëndetësore jocilësore më shumë private dhe të kushtueshme etj,e zbehin dhe e rëndojnë qëndrueshmërinë në vend.
Sot statistikat tregojnë për secilën veprimtari dhe personalitet,tregojnë statistika për njerëz të zgjedhur me zero rezultat në disa vite pune,menaxhim jo i mirë i shërbimeve publike dhe komunale,ujë jo cilësor dhe të pamjaftueshëm,probleme me energji elektrike dhe e kushtueshme,hapësira jo publike si sheshe,salla sportive,fusha argetimi,shtepi te pleqve,qerdhe te fëmijëve,qendra rinore etj.

Analfabetizmi dhe mungesa e shkollimit adekuat dhe emancipimit te gruas,dhuna në familje për shkak të problemeve financiare,mugesa e bujqësisë dhe zhvillimit te blegtorisë e sidomos në vende rurale janë pjesë e probleme jetësore.

Dhe këtu jemi te ngjarjet e fundit që po zhvillohen ne vendin tonë,ikjet masive,migrimi i popullsisë,problemet sociale,krizat ekonomike,papunësia,krimet penale,veprimi ne kundërshtim me rregullat dhe rendin ligjor,nervozë,edukimi jo i mirëfilltë shoqëror,mosorganizimi adekuat,moskujdesi ndaj familjes,shoqëri e korruptuar etj.Disa mund të pyesin se pse po ndodhin këto ngjarje?

Mund të themi lirisht se fenomenet jo të zakonshëm i përgjigjen shoqërise sonë,do të marrë një shembull të thjeshtë,në ç’do informacion pavarësisht se ku,më shumë i japin rëndësi “prapanicave” dhe “cullakahaneve” të balerinave të restaurantëve të natës e jo kokës së mençur të një detari apo një profesori,sportisti apo zbuluesi,apo më shumë i besojnë një falltori “sehirgjiut” se sa një shkencëtari apo një njeriu të shkolluar sikur psikologu dhe mjeku.

Në vendin tonë gënjeshtra “rrena” po ka me shumë vend se sa e vërteta,i papuni po është më i pasur se punëtori dhe domosdo do te shkojnë punët keq. Andaj,në këtë shkrim do të kujtoje nje pyetje te nje kolegu tim gjerman te cilën thënie e tregoj në ç’do takim apo ndejë shoqërore. Ishte i ri në moshë dhe quhej Jurgen,ishte në fillim për të ndërtuar një karrierë në Gjermani por traditat dhe zakonet tona i pëlqenin,babin e kishte gjallë dhe i kishte treguar se do të jetë në mision në Kosovë,për këtë babai i tij e kishte porositur të jetë i kujdesshëm dhe nga ajo kishte krijuar një dashuri për popullin tonë,por një dite përderisa po pinim kafe në një restorant të mirë më pyeti:”Sa vite do të qëndroni në Kosovë”?,unë u habita nga kjo pyetje dhe i thashë:”Sa ka thënë zoti”.pastaj ai buzëqeshi pak dhe heshti.

Nga kjo heshtje unë përfitova ta pyes,pse me thua këtë?Jo e shoh se ju nuk e doni vendin Tuaj,e shoh se ju e keni shkatërruar tokën pjellore,duke ndërtuar objekte të larta,e shoh se e keni nxjerrë tërë zhavorrin dhe e keni shkatërruar bregun e lumit,e shoh se përditë e më tepër i shkatërroni dhe vjedhin pyjet, e shoh se mbeturinat i hidhni gjithkund vend e pa vend,e shoh se i keni vjedhur kabllot e rrymës në autostrade,e shoh se po e dëmton lumin dhe zhvilloni peshkim ilegal,e shoh se rrugët i shkatërroni qdo ditë e më tepër,e shoh se krimet dhe korrupsioni është i madh pasi në momentin që vini në një pozitë zyrtare dhe publike e keqpërdorni atë,e shoh se më shumë keni respekt ndaj falltarëve se edukuesve fetare,e shoh më shumë se ka vlerë një i pashkolluar se një i shkolluar,e shoh se i keni zhdukur kafshët e egra duke i dhëne secilit armë pa ndonjë kriter apo pa qenë gjuetar ,bujqësi dhe blegtori nuk keni dhe askënd nuk e pashë duke punuar ne fushë,në protestat tuaja qytetare i sulmoni institucionet Tuaja dhe i shkatërroni pronat shoqërore dhe shtetërore etj.

Andaj të pyeta sa vjet do të qëndroni në Kosovë pasi e shoh se ju nuk e konsideroni shtetin se është i Juaji,më duket sikur doni të jetoni përkohësisht dhe të ikni nga këtu se në një periudhë të shkurtë ju duhet vetë ti rregulloni këto dëme që po i shkaktoni,pasi askush nuk vjen për të ja rregulluar këto probleme.

Dhe paramendo sa vjet duhet që një mal të rritet,sa vjet duhet që ky mal të popullohet me kafshë të egra,sa vjet e donë një rregullim i shtratit të lumit,ku do ti merrni fushat pjellore,sa kohë ju duhet ti mbledhin mbeturinat dhe sa kohë ju duhet t’i ngritin aftësitë tuaja profesionale për shkollim adekuat.

Pastaj sa të holla ju kushtojnë pajisjet dhe objektet,sa njerëz profesional duhet të punojnë për të rregulluar këto dëme. Kush mendoni se do të ja rregulloje?; me pyeti ai. I kishte vërejtur mirë këto ngjarje pavarësisht se ne i prezantonim vetëm gjërat pozitive. U mundova të arsyetoj por ishte e vështire. Por jo vetëm këto probleme që i paraqitem ishin,më të rëndësishme ishin ato shëndetësore.

Në kohët e fundit unë vete u përballa dhe isha protagonistë vetëm i dy ngjarjeve shëndetësore,kur dy të afërm të mi u deshtë të kenë ndërhyrje në zemër,dhe për këtë shërbimet shëndetësore të Kosovës nuk mund të bënin asgjë,u deshtë të intervenonim në njërin spital privat të zemrës në Prishtinë dhe në njërin në Tiranë,emrat e spitaleve private nuk po i përmendi me qëllim por pagesat në këto spitale nuk ishin të vogla,në njërin u pagua 4000 euro për një ndërhyrje ndërsa në tjetrin 5800 euro.

Cili qytetar i Kosovës e ka atë fuqi të paguaj,pos të hyje në borxhe te miqët e tij apo të marrë ndonjë kredi bankare. Derisa qëndroja në Tiranë në këtë fundjavë erdhën edhe tre shtetas nga Kosova dhe të njëjtit patën ndërhyrje kirurgjike me vendosje të unazave”stendave” në zemër dhe të gjithë paguan të njëjtën shumë.
Prandaj, mendoj se në pyetjen që ma kishte bërë miku im Gjerman,dhe rastet e fundit ne krizën sociale dhe ekonomike,e sidomos në fushën shëndetësore ku punohet pa sigurim social dhe nuk ka shërbime shëndetësore efikase,qytetarët jo të gjithë janë të lumtur të qëndrojnë këtu dhe sot një pjesë e tyre janë rrugëve të Evropës për të siguruar një mirëqenie për ata dhe fëmijët e tyre.

Pavarësisht këtyre problemeve ne duhet të jemi këmbëngulës dhe të qëndrojmë këtu për ta rindërtuar vendin tonë,për të ngritur cilësinë në shëndetësi,arsim e kulturë,për të rregulluar dëmet e mëhershme infrastrukturore edhe pse ndoshta janë të kushtueshme,por nëse sakrifikohesh për vendin tënd e ardhmja do të jetë e ndritur për pasardhësit tanë. Vazhdimisht me vjen ndërmend pyetja:”Sa vjet doni me qëndru në Kosovë”?

(Autori është jurist i diplomuar. Ai është duke ndjekur studimet postdiplomike-Master në drejtimin Kushtetues-Administrativ në Fakultetin Juridik,Universiteti “Hasan PRISHTINA” në Prishtinë?

Më Shumë

Vdes Mario Vargas Llosa, fitues i “Nobelit” për letërsi

Shkrimtari i njohur peruan Mario Vargas Llosa ka vdekur në moshën 89-vjeçare, në Lima. Lajmin e kanë konfirmuar fëmijët e tij përmes një deklarate...

Komuna e Suharekës dhe UNDP-ja promovojnë transport të qëndrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit me UNDP-në në Kosovë është arritur zbatimi i praktikave miqësore...

Lajmet e Fundit