16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

LDK-ja dhe jashtëqitja e patriotizmit jugosllav

Eqrem KryeziuIsh-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka thënë se partia e tij s’ka pasur asnjëherë as alergji, as paragjykime për kuadrot komuniste. E kjo, sipas tij, për faktin se ajo e trajtonte veten si rasti më i madh që mund t’i ofrohet secilit ish-komunist për t’u bërë njeri me vullnet të lirë politik.

“Edhe atëherë, para një çerek shekulli, kur komunizmi në përmasa botërore dukej i frikshëm e i madh, LDK-ja e ka konsideruar si fatkeqësi për shoqërinë. Ndërkaq në Kosovë ishte dyfish më keq, sepse kishim të bënim me jashtëqitjen e patriotizmit jugosllav”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në “Facebook”, ndërsa shton edhe pyetje:
Por a e kreu LDK-ja misionin çlirues e rimëkëmbës tek kjo jashtëqitje? “Nuk e besoj”.

Shkrimi i plotë i Kryeziut në profilin e tij në “Facebook”:

Shkaqe dhe pasoja II

Profetizues quhet njeriu që parashikon të ardhmen. Por José Ortega y Gasset ka një përdorim me kahe të kundërt të këtij nocioni: ai thotë se historiani duhet të jetë profetizues i së kaluarës. Ç’ka ngjarë me të vërtetë në të shkuarën? Ç’linjë duhet ndjekur si esenciale për ta dekoduar? Profetizuesi i së shkuarës mund ta bëjë këtë vetëm po pati dëshmi autentike të periudhës që hulumton.

Ç’rëndësi ka kjo për të sotmën e për të ardhmen? E po, ka rëndësi për të kultivuar kulturën historike. Kultura historike? Pikërisht. E domosdoshme, jo për të ringjallur epokat e perënduara, por për t’i shmangur gabimet e bëra.

Kur një klasë politike nuk ka qëllime të ndershme, kur instalohet një klimë e rrezikshme agresive, caku i parë i sulmit është kultura historike. Kjo ndodh në Kosovë dhe ka përkrahës të vetëdijshëm e të pavetëdijshëm. Habitem me këta të fundit, të paktën sikur të shpërbleheshin nga programuesit!

Partia ime së voni e legalizoi luftën e brezave. Mbase si nostalgji për luftën e klasave, mbase nga droja se të vjetrit mbajnë mend qyfyret e njerëzve të caktuar.

LDK-ja nuk ka pasur asnjëherë as alergji, as paragjykime për kuadrot komuniste, sepse ajo e trajtonte veten si rasti më i madh që mund t’i ofrohet secilit ish-komunist për t’u bërë njeri me vullnet të lirë politik. Edhe atëherë, para një çerek shekulli, kur komunizmi në përmasa botërore dukej i frikshëm e i madh, LDK-ja e ka konsideruar si fatkeqësi për shoqërinë. Ndërkaq në Kosovë ishte dyfish më keq, sepse kishim të bënim me jashtëqitjen e patriotizmit jugosllav.

Por a e kreu LDK-ja misionin çlirues e rimëkëmbës tek kjo jashtëqitje? Nuk e besoj. A do të duhej që të vepronte partia ndryshe? Nuk e besoj. Atëherë? Paj, them se ne nuk kemi pasur mundësi të këpusim lidhjet dhe kontratat që Sigurimi Shtetëror Serb ka pasur me këta njerëz. Ata, si Fausti, nuk mund të bëheshin kurrë të lirë.

Kur jam ndonjëherë i trishtuar, i them vetes: “Kot flet dhe kot shkruan”. Por, mbase shkrimet e njerëzve, madje edhe më me përvojë dhe edhe më të përgatitur se unë, mund t’u shërbejnë nesër historianëve, profetizuesve të së kaluarës.

Më Shumë

Rexhaj i VV-së ankohet për kushte të padrejta në KiE, e përmend “thirrjen e arsyes”

Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në fjalën e tij në KTV, Rexhaj ka...

Në 25-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, djali i tij publikon një letër të shkruar nga i ati

Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit, Andin Hoti, në 25-vjetorin e zhdukjes së babait të tij, veprimtarit Ukshin Hoti, e ka përkujtuar atë mënyrë...

Lajmet e Fundit