Kuçi: Edhe Stojanoviq mund të “ecë te shpia”

Kuci-hajredin5-30Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka folur në Interaktiv të KTV-së tepër detajet e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për drejtësinë.

Ai ka thënë se është ruajtur sistemi unik i gjyqësorit të Kosovës, dhe nuk ka diskriminim edhe pse përcaktohen numrat e serbëve që duhet të jenë pjesë e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Sipas tij, me këtë marrëveshje më në fund edhe ajo pjesë do të bëhet pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.

I pyetur për qëndrimin e Sprskas përballë institucioneve të Kosovës, Kuçi ka thënë se ata që dalin kundër shtetit të Kosovës, si Jabllanoviqi do “të ecin te shpia”.

Komentin e ka bërë kur është pyetur për deklaratat e zv/kryeministrit Stojanoviq i cili e mohon shtetin e Kosovës dhe e ka përuruar statujën e Milutinit në Graçanicë.

“Nëse shumica nuk është e kënaqur nuk mund të jetë as pakica”, ka thënë Kuçi

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit