Johnny Cash shkroi letrën më romantike në histori

Johnny CashArtisti i mirënjohur amerikan, Johnny Cash, arriti të kalojë Beethoven-in dhe mbretin Henri VIII në një sondazh britanik për letrën më romantike të dashurisë, pak ditë para festës së Shën Valentinit.

Cash i shkruante në vitin 1994 bashkëshortes, June Carter Cash, për ditëlindjen e 65-të, duke i thënë “Ti ende më fascinon dhe më frymëzon. Më ndikon për të mire. Je objekti i dëshirës time dhe arsyeja e pare tokësore për ekzistencën time”.

Prapa Cash, në sondazhin e kompanisë Beagle Street, qëndron kryeministri i famshëm britanik, Winston Churchill, i cili i shkruante gruas së tij, pastaj poeti John Keats, muzikanti Jimi Hendrix, Elizabeth Taylor, etj.

“Ndonjëherë ne irritojmë njëri tjetrin. Ndoshta ndonjëherë e marrim njëri tjetrin për të qenë. Por shpesh, si sot, unë meditoj për këtë dhe e kuptoj sa me fat jam ta ndaj jetën time me gruan më të mire që kam njohur”, shkruante Cash.

Gjithashtu në listë qëndrojnë letrat e Beethoven-it për “Të dashurën e pavdekshme”, një letër e mbretit Henri VII, si dhe letra e presidentit amerikan Gerald Ford për gruan e tij./KL360/

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit