3.3 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Kosova po rritet, Evropa po plaket

Kosova ne harten e botesKosova është vendi me shkallën më të lartë të natalitetit në Evropë. Ndërsa, Kosova ka shimin më të made të popullatës në kontinentin evropian, Italia është vendi ku praktikisht vdekjet nuk po zëvendësohen me lindje të reja.

Sipas OKB-së, brenda vitit 2010 dhe 2012, popullsia botërore u rrit me 1,2 për qind, ndërsa rritja e natyrshme e vendeve evropiane kryesisht është negative.

Një nga shembujt të rënies së natalitetit është Italia, vendi në të cilin është regjistruar shtimi më i vogël natyror që prej themelimit të këtij shteti në vitin 1861.

Lindjet në shumicën e vendeve evropiane janë më pak se dhjetë persona në njëmijë banorë, transmeton Telegrafi.

Vetëm Kosova ka shënuar rritjen më të madhe vjetore të popullsisë prej 0,9 për qind, ndërsa në vendet e Evropës perëndimore udhëheq Luksemburgu, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika dhe Franca.

Në rritjen e popullsisë evropiane mund të ketë ndikim një numër i madh në rritje i emigrantëve të rinj që vijnë në Evropë, në kërkim të një jete më të mirë shkruan Daily Telegraph.

Të dhënat e mëposhtme mbi të cilat është bërë harta vijnë nga Banka Botërore, ndërsa shfaq shkallën e lindjeve në Evropë, dhe vende të tjera të botës, shumë prej të cilave janë dukshëm përpara Evropës.

Më Shumë

Sigal Prishtina – Bashkimi, spektakël i garantuar në kryeqytet

Të dielën, basketbolli kosovar sjell një tjetër përballje të madhe, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadra me histori dhe traditë, Sigal Prishtina...

Po restaurohet Kulla e Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit

Kanë nisur dhe po vijojnë punimet restauruese në Kullën e Pjetër Prenkpalajt, një nga asetet e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje, e cila ndodhet në...

Lajmet e Fundit