10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kadare: Emigrimi i kosovarëve është i kurdisur nga dikush

IsmailKadare6-30Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, duke folur për emigrimin masiv të kosovarëve, ka vlerësuar se ai po nxitet nga dikush, dhe duhet hetuar se kush ka dorë në këtë.

Nga Jeruzalemi ku ai ishte për të marrë një çmim të rëndësishëm ndërkombëtar, shkrimtari Ismail Kadare ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës, i cili do të transmetohet sot në mbrëmje në ora 21:00.

Aty përpos shumë temave të tjera Kadare prek edhe eksodin e madh të shqiptarëve të Kosovës, pas të cilit shkrimtari sheh një histori të kurdisur që duhet hetuar.

“Sigurisht nuk bëhet asgjë pa shqiptarët, sigurisht janë ata që e nxisin këtë propagandë që ndodh. Kush shkon shtëpi më shtëpi çdo natë që u thotë ikni, nisuni, se ju ndihmojmë ne? Ç’janë këto agjenci që mbushin autobusa? Nuk e di ky shtet se çfarë po ndodh. Nuk e marrë dot me mend. Duhet të rrinte pa gjumë administrata e Kosovës nga kjo gjë, ata që quhen barinjtë e Kosovës, udhëheqësit e Kosovës”.

Karadre kritikon edhe Shqipërinë, e cila sipas tij nuk merr rolin që i takon për shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve të shtetit shqiptar.

“Sigurisht edhe Shqipëria ka përgjegjësinë e saj, për çdo gjë që ndodh me shqiptarët, brenda saj por edhe jashtë saj. Duhet ta ketë të qartë, duhet të ndikojë. Psh ne tani, jemi në Jersualem, ky qytet i vogël, që merret me tërë botën, që preokupohet, nuk e zë gjumi, nuk e zë gjumi për hebrenjtë në të gjithë botën. Pse neve duhet të mbyllim sytë, siç po ndodh?”./INA/

Më Shumë

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj. Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një...

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend. Në...

Lajmet e Fundit