Artefaktet e moçme ekspozohen në Francë

Artifakte-hyjnesha ne fronMinistri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka marrë vendim për lejimin e bartjes së 8 artefakteve për qëllim të ekspozimit të përkohshëm në Francë.

Kjo do të bëhet në kuadër të ekspozitës “Perënditë e Ballkanit”, në përputhje me Memorandumin e nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë franceze të Kulturës dhe Komunikimit.

“Eksponatet që do të prezantohen para publikut francez, janë të periudhës së Neolitit, dhe do të jenë të paraqitura në ekspozitën e cila do të jetë e hapur prej 21 marsit deri më 22 qershor në Muzeun Kombëtar Arkeologjik të Francës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Kulturës.

Prezantimi i artefakteve arkeologjike të Kosovës shihet si një mundësi e mirë për promovimin e arkeologjisë dhe kulturës sonë në përgjithësi.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Lajmet e Fundit