Bushati: Kosova ta përfundojë procesin e liberalizimit

Bushati-ThaciMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.

Thaçi ka thënë se bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë më efektiv në të ardhmen.

Në takimin e përbashkët që do të mbahet më 23 mars Thaçi tha se do të rriten bashkëpunimet politike, shoqërore dhe në fusha tjera mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin që e ka Shqipëria me Kosovën, si për atë ekonomik ashtu edhe atë për atë politik.

Ai tha se inkurajon qeverinë e re të Kosovës që të vazhdojë ta përmbyll procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri Bushati më tej tha se kanë biseduar edhe për bashkëpunim mes dy vendeve në fushën e sigurisë. /Kallxo.com/

Më Shumë

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit