Ambasada gjermane me garë të fotografisë

Kisha-XhamiaAmbasada Gjermane organizon garën e saj të radhës të fotografisë. Kësaj radhe tema është: “Shumëllojshmëria fetare në Kosovë”.

“Na tregoni nëpërmjet lentës së kamerës tuaj se çfarë trashëgimie kulturore dhe fetare ka Kosova, se çfarë do të thotë për ju shumëllojshmëri në Kosovë në këtë aspekt dhe si e përjetoni ju atë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ambasada e Gjermanisë.

“Fotografitë më të bukura do të publikohen në një galeri të re në rubrikën “Willkommen in Kosovo” (Mirë se erdhët në Kosovë) në faqen tonë të internetit, përkatësisht në versionin e gjuhës gjermane të kësaj faqeje. Ndërsa fotografia fituese do të jetë fotografia e re e ballinës së faqes tonë zyrtare në facebook”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Më Shumë

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit