21.7 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Asgjë e re nga Eurodeputeti Aymeric Chauprade

Jakup Krasniqi15-27Ai përsëriti atë që kishte thënë më parë ideologu i tij, Jean-Marie Lepen-i.

Shkruan: Jakup Krasniqi

Mediat e sotme njoftuan se në intervistën dhënë gazetës beogradase «Novosti» anëtari i Frontit Nacional (Front National) të Francës në Parlamentin Evropian, Aymeric Chauprade, deklaron se “Parisi ka bërë «gabim historik» me atë që e ka njohur Kosovën, kurse NATO me luftën kundër Serbisë e ka legjitimuar separatizmin e shqiptarëve dhe Bashkimi Evropian vetëm e ka ndjekur politikën amerikane”. Një qëndrim i tillë mund të habitë secilin lexues që nuk e di se ky eurodeputet është anëtarë i partisë së djathtë ekstreme, të udhëhequr deri pak kohë më parë nga Jean-Marie Le Pen-i e tani nga vajza e tij, Marine Le Pen.

Po sjell për lexuesin një fragment të qëndrimeve Jean-Marie Le Pen-it, të ideologut të Aymeric Chauprade lidhur me Serbinë dhe luftërat e organizuara prej saj. Në një intervistë dhënë gazetës kroate «Jutarni List», vite më parë, Le Pen-i jo vetëm që nuk e fshehu qëndrimin e tij pro-serb por ai pohoi haptazi se Vojislav Šešel-i, Radovan Karad?i?-i dhe Biljana Plavši?-i, tre krijuesit e politikës së spastrimit etnik dhe gjenocidit në Bosnje, janë miq të tij. Arroganca e Le Pen-it shkoi deri në atë shkallë sa u bëri thirrje kroatëve që të mos mbështesin Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Ky qëndrim i Le Pen-it është i kuptueshëm, sepse i ndiqeshin miqtë për gjenocidin e kryer në Bosnje. Në të njëjtën kohë, kjo figurë politike e ekstremit të djathtë të politikës franceze dhe evropiane deklaroi se ka mbështetur Serbët në luftën e tyre kundër NATO-s dhe amerikanëve”

( Intervistën në tërësi mund ta lexoni në faqen web të «Jutarni list»: http://www.jutarnji.hr/jean-marie-le-pen–svi-vi-koji-zelite-u-francusku–ne-dolazite-tu-ako-nemate-novca–vec-imamo-pet-milijuna-nezaposlenih/1095656/ )

Stigmatizimi i shqiptarëve në përgjithësi dhe i Kosovës në veçanti nuk është karakteristikë vetëm e të djathtës ekstreme në shtetet e demokracive perëndimore. Në përhapjen e stigmatizimeve të tilla janë angazhuar intelektual të profileve të ndryshme dhe të orientimeve ideologjike të tërë spektrit politik: nga e djathta ekstreme e deri te e majta ekstreme.

Për ata që janë te interesuar të dinë më shumë rreth kësaj çështje ju sugjeroj veprën e politologut Bardhyl Mahmuti «Mashtrimi i madh». Në këtë vepër do të shihni se si për shkak të verbërimit ideologjik me «antiamerikanizëm» njerëz të njohur si përfaqësues të së majtës si Regis Debreay-ja, Serge Halimi, Jean-Luc Mélenchon-i, Jürgen Elsässer-i ndodhen në një tabor me Jean-Marie Le Pen-in, Xavier Raufer-in, Dick Marty-in, Christophe Blocher-in dhe përfaqësues tjerë të ekstremit të djathtë.

Nuk duhet të habitemi nga përsëritjet aq të shpeshta të deklaratave të tilla. Në teknikat e manipulimit me opinionin publik është e njohur thënia e ministrit të Edukimit të Popullit dhe të Propagandës së regjimit nazist, Joseph Goebbels-i, se “sa më e madhe është gënjeshtra, aq më lehtë kalon! Sa më shpesh të përsëritet, aq më shumë i beson populli!”

Të gjithë atyre që janë verbëruar nga ideologjia e «antiamerikanizmit» u themi se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, që stabilizoi këtë pjesë të Ballkanit. Qofshin të ideologjisë së djathtë, qofshin të asaj të majtë të gjithë politikanët dhe intelektualët që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës janë duke punuar në interes të atyre forcave që nuk e duan paqen dhe stabilitetin në Evropë!

Më Shumë

Vidhet një pistoletë me dy karikatorë dhe 80 fishekë në Suharekë

Një pistoletë me dy karikatorë dhe 80 fishekë raportohet se i është vjedhur një burri në Suharekë. Rasti, sipas policia ka ndodhur të shtunën e...

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Malishevë

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Malishevë. Rastin në polici e ka raportuar pronari i shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse,...

Lajmet e Fundit