4.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Smaka: Gjykata Kushtetuese, në shërbim të politikës ditore

RizaSmaka-profesorKryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, si titullar i institucionit do të duhej të jepte përgjegjësi për veprimet e tij, ka thënë njohësi i kushtetutës, Riza Smaka. Në një intervistë për “Kohën Ditore” ish-deputeti Smaka ka deklaruar se të dhënat të cilat i ka prezantuar Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, lënë vend për dyshime se nuk është gjithçka pastër në Gjykatën Kushtetuese.

Smaka ka thënë se përderisa kjo aferë nga Avokati i Popullit prezantohet publikisht dhe me shkresa, letra e dokumente, atëherë del se Gjykata Kushtetuese nuk vepron në mënyrën dhe metodologjinë që do të duhej të funksiononte.

Smaka e ka vlerësuar të padrejtë përfshirjen e Gjykatës në procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit. Sipas Smakës, Jahjaga po të ishte tamam presidente në kuptimin e mirëfilltë të fjalës dhe të vepronte sipas Kushtetutës dhe autorizimeve që i ka, do ta dekretonte zgjedhjen e kryeprokurorit.

Mjegull në Kushtetuese

KD: Së fundi, Avokati i popullit, Sami Kurteshi, ka akuzuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, për mashtrim dhe falsifikim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtari Carolan e ka pranuar se nuk ka marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes së trajtuar. Si e interpretoni ju këtë rast? A ka këtu vepër penale?

Smaka: Para së gjithash, dua të them se derisa nuk e verifikon gjykata përfundimisht çështjen, askush nuk mund të thotë se ka bërë vepër penale, kushdo qoftë, madje edhe vetë kur e pranon kryesi i veprës penale. Pra kjo është rregulla juridike. Por të dhënat të cilat i ka prezantuar Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi, janë indikative se çështja është e mjegullt dhe aty është përzier diçka dhe nuk është gjithçka pastër.

Po ashtu është për brengosje të sinqertë veprimi i tillë në Gjykatën Kushtetuese, e cila është instancë e lartë për vlerësimin e drejtë dhe të saktë të Kushtetutës, harmonisë së bazës ligjore me Kushtetutën. Me fjalë të tjera, e ka një pozicion shumë të lartë në hierarkinë gjyqësore, ku do të duhej të punohej me konformitet konsekuent, me kushtetutën e ligjin.

Jo të veprohet asisoj ku zotëri Carolan thotë “unë nuk kam qenë dhe nuk kam votuar”, e në anën tjetër ai figuron se ka marrë pjesë në votim. Me këtë rast del se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është i ligjshëm, sepse po mbulohet një votë, pa votën e Carolanit, nuk janë shtatë vota. Kjo është çështja..

Më Shumë

Bashkimi mposht Rahovecin pas vazhdimeve në një përballje dramatike

Në një përballje emocionuese në palestrën "Mizahir Isma", Bashkimi arriti të triumfonte ndaj Rahovecit 029 me rezultat 93:88 pas vazhdimeve. Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe...

Vdes i vetaksidentuari më 17 shkurt në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që kishte ndodhur më 17 shkurt 2026 në Autostradën Autostrada Ibrahim Rugova, në...

Lajmet e Fundit