“300 mijë qytetarë mbyllën parlamentin e krimit”

sali berisha ne protestaIsh-kryeministri Sali Berisha si përherë është i ashpër në shënimet e tij në Facebook.

I tillë është edhe postimi i fundit, pak pas protestës së zhvilluar në Tiranë.

“Të dashur miq, 300 mijë qytetarë mbyllën parlamentin e krimit, çanë sheshet dhe rrugët e Tiranës!Kërkojnë dorëheqjen e kryetarit kriminel, Ilir Metës, që porosit vrasjen e deputetëve të parlamentit.

Mirënjohje, mirënjohje, mirënjohje ju që sot me praninë tuaj përzutë Ilir Metën dhe mbyllët parlamentin e krimit!!

Qytetarë, burra dhe gra, djem dhe vajza, përpara për të rrafshuar murin e krimit që po nxin jetën tonë, përpara për të hedhur qelbësirat e tij!!”, shkruan Berisha në Facebook.

Më Shumë

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit