AGK dënon kërcënimin ndaj gazetarit Idriz Morina

AGPK-logoAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se kryeredaktori i gazetës “Bota Sot”, Idriz Morina, është kërcënuar me jetë nga deputeti Nuredin Lushtaku.

Siç ka treguar z.Morina, ai është kërcënuar dhe fyer përmes telefonit pas publikimit të artikullit, “Analistët, komandanti Adem Jashari ishte tradhtuar dhe braktisur nga bashkëluftëtarët!?”.

AGK i bën thirrje Policisë së Kosovës që ta hetojë sa më shpejt këtë rast, me të cilin përveç pengimit të punës së gazetarit, rrezikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe vetë jeta e gazetarëve.

AGK i bënë thirrje të gjitha palëve që t`i përmbahen normave ligjore për zgjidhje të kontesteve, të çfarëdo natyre qofshin ato.

Njëherësh AGK, fton kolegët, gazetarë të mos ndikohen nga raste të tilla në punën e tyre dhe shpreh shqetësimin për rritjen e rasteve të raportimit për kërcënime, shantazhe dhe forma tjera të keqtrajtimit të gazetarëve.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit