Koreja e Veriut ka të gatshme armët bërthamore

koreja verioreNjë zyrtar i lartë i Koresë së Veriut ka thënë se shteti i tij ka armë bërthamore dhe është i gatshëm t’i përdorë ato në çfarë do kohe.

Hyun Hak Bong, ambasador i Koresë në Britani, në një intervistë për Sky News, ka thënë se qeveria do të përdorte armët bërthamore për t’iu kundërpërgjigjur Amerikës në rast se ajo e sulmon shtetin aziatik.

“Shtetet e Bashkuara nuk e kanë monopolin me armët bërthamore”, ka thënë Hyun.

I pyetur nëse Koreja Veriore është e gatshme të lansojë raketë bërthamore, ai është përgjigjur: “Në çdo kohë, në çdo kohë”.

“Nëse Shtetet e Bashkuara na sulmojnë, ne do të kundërpërgjigjemi. Ne jemi të gatshëm për luftë, për luftë bërthamore”.

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit