Drama e prostitucionit! “E bëja me klientët në sy të fëmijës”

Prostitucion2Gjykata e Sarandës la në burg një 23- vjeçar, që shfrytëzonte për prostitucion nënën e fëmijës së tij.

Sipas Panoramës, Olsi Muçodema shfrytëzonte një 24- vjeçare, e cila pranoi se bënte seks me klientët edhe në sy të fëmijës 2.5 vjeç, pasi nuk kishte ku ta linte.

“Olsi më thoshte se jemi të papunë, nuk kemi çfarë të hamë dhe me çfarë të jetojmë. Olsi dilte për kafe dhe gjente klientët. Shkoja me ta në banesën tonë ose në hotel, ose në shtëpinë e klientëve. Kemi edhe një djalë dy vjeç e gjysmë. Olsi e ka pranuar atësinë, por nuk ka pranuar ta regjistrojmë. Olsi k ushtruar dhunë ndaj meje, sidomos muajt e fundit. Më kapte flokët dhe më gjuante me grushta. Në një rast më dhunoi pse nuk shkoja te një klient. Por nuk shkoja dot sepse qante djali. Ka pasur rasti kur kam shkuar nëpër shtëpi për të kryer marrëdhënie seksuale duke marrë mevete djalin, se nuk kisha ku ta lija. Olsi në një rast ka qenë prezent kur kam kryer marrëdhënie me një njeriun e tij”.

Ky lajm shokues vjen pas arrestimit të një mamie 56- vjeçare në Elbasan, e cila e kishte kthyer shtëpinë e saj në një bazë prostitucioni.

Në këtë banesë mblidhesh kryesisht meshkujt të moshës 50 vjeç e sipër, disa edhe 80 vjeç.

E arrestuara është Teuta Paja.

Më Shumë

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit