3.3 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

BB8: Ja reagimet e banorëve për Marian

Banorët fillojnë të shprehen dhe ta lehtësojnë Marian me atë se çfarë ata mendojnë tani që dëgjuan këtë histori.

Alba thotë se ajo në dhomën e rrëfimit ka deklaruar se kur ka ardhur Maria, i është dukur shumë antipatike. Alba thotë që kjo që sapo dëgjuan është një mësim shumë i mirë sepse asnjëherë nuk mund ta gjykojnë një njeri pa e njohur. Xhensila thotë se Maria ka pasur një mur përpara banorëve dhe ka qenë shumë e vështirë për ta njohur atë.

Eleonora shton se ajo e ka zbuluar vetë historitë e Marias dhe për sa i përket gjykimit, Eleonora shpjegon se në fillim e ka parë Marian pa asnjë lloj konturi. Duke e parë në situata të ndryshme, ajo ka kuptuar se Maria akoma nuk është konfiguruar brenda në shtëpi. Eleonora ka dëshirë ta shikojë Marian si personazh, përtej kësaj historie. Fatjoni i thotë Marias se i vjen shumë keq për atë që ajo ka kaluar, këtu në shtëpi, secili nga ata vjen nga realitete të ndryshme.

Maria prezantohet me banorët sikur i takon për herë të parë.

Më Shumë

Rahoveci shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Rahovecit priti në zyrën e tij qytetarë dhe përfaqësues të...

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat,...

Lajmet e Fundit