21.8 C
Prizren
E premte, 23 Maj, 2025

Policia s’përdor informata në mënyrë efektive

16 mijë e 300 aksidente në komunikacion janë regjistruar të kenë ndodhur në vitit 2014, ku si pasojë kanë vdekur 127 persona dhe janë lënduar 9 mijë e 713 të tjerë.

Kurse, policia e trafikut duhet më shumë të ketë vëmendje te ngasja e rrezikshme dhe njëkohësisht të kontrollojë standardet teknike të automjeteve komerciale.

Këto të dhanë janë publikuar në raportin e Zyrës së Auditorit Gjeneral (ZAP) të audituar për “Aktivitetet e Policisë së Trafikut dhe Siguria në Trafikun Rrugorë”.

Sipas rekomandimit të ZAP-së, numri i aksidenteve në trafik dhe pasojat e tyre mund të zvogëlohen. Për këtë nevojitet bashkëpunim i ngushtë mes autoriteteve përgjegjëse, një sistem i duhur informativ, përdorim efektiv i pajisjeve dhe menaxhim profesional i bazuar në rrezikshmëri në të gjitha nivelet.

Policia e trafikut nuk i përdorë burimet e saj të informatave në mënyrë plotësisht efektive, burimet nuk alokohen në mënyrë efektive dhe nganjëherë mungojnë pajisje të rëndësishme, policia e trafikut duhet më shumë të ketë vëmendje te ngasja e rrezikshme dhe njëkohësisht të kontrollojë standardet teknike të automjeteve komerciale.

Po ashtu, ndëshkimet jo gjithherë aplikohen dhe menaxhohen siç duhet ndaj kundërvajtësve. Këto janë disa nga gjetjet e ZAP të bëra për vitin 2014.

“Ne rekomandojmë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, që të marrë një iniciativë për përmirësimin e sistemit ekzistues të informimit dhe ta bëjë atë plotësisht efektiv. Të përmirësojë përdorimin e të dhënave në mënyrë që të qartësojë planifikimin vjetor dhe të vendosë objektiva performance të qarta për njësi operative. Të sigurojë se një plan investimi për pajisje kost-efektive është hartuar në një perspektivë të kornizës afat-mesme të shpenzimeve”, thuhet në raport të ZAP-së.

Po ashtu, ZAP-ja i ka rekomanduar drejtorit të policisë që sistemi i ndëshkimeve duhet të përmirësohet. Përkrah kësaj, duhet të aplikohet sistemi i “pikëve negative” si mjet efektiv i ndëshkimit, i cili siguron që aktivitetet e policisë së trafikut janë kryer në rrugë dhe vende të rrezikshme.

Ndryshe, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka ekzaminuar nëse aktivitetet e policisë së trafikut janë të bazuara në rrezikshmëri, të menaxhuara në mënyrë efektive dhe efikase dhe i kanë adresuar shkaqet e aksidenteve.

Auditimi është fokusuar në ekzaminimin e praktikave të aplikuara nga Policia e Kosovës – Njësitë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të Prishtinës dhe të Pejës dhe Njësia për Kontrollin e Autostradës.

Më Shumë

Shqipëria fituese? CNN e rendit këngën ‘Zjerm’ të parën në Eurovision

Në një artikull të publikuar së fundi, “CNN” ka rënditur këngët e edicionit të këtij viti të “Eurovision”. “Zjerm” e Shkodrës Elektronike nga Shqipëria, është renditur në vend...

Profesori Millaku mohon se kanosi kolegen e tij

Gjatë ditës së sotme u raportua për një sherr që pretendohet të ketë ndodhur në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, më saktë në Fakultetin...

Lajmet e Fundit