9 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Skandaloze: I dënuar me burg, ende prokuror i shtetit

Prokurori Nazmi Mustafi ishte arrestuar në vitin 2012, ku në aktakuzën ndaj tij rëndonin vepra penale e keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe posedim pa leje i armës. Por ndonëse është dënuar dhe aktgjykimi ndaj tij është i plotfuqishëm juridikisht, ai vazhdon të jetë prokuror.

Mustafi, i cili është në përfundim të vuajtjes së dënimit, pasi vepra penale për armëmbajtje pa leje është amnistuar pas hyrjes në fuqi të Ligjit për amnisti, si dhe Gjykata e Apelit ia ka ulur vitet e dënimit. Ai aktualisht mban detyrën e prokurorit të Prokurorisë Speciale me dekret të Zyrës Presidenciale, shkruan KosovaSot.

Mustafi asnjëherë nuk është shkarkuar nga posti i prokurorit, pasi këtë gjë nuk e kanë kërkuar asnjë nga institucionet kompetente, në këtë rast as Këshilli Prokuroria i Kosovës (KPK).

Në vitin 2010, Mustafi është dekretuar nga presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu si prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PRSK). Më 2 prill të vitit 2012, ai ishte emëruar shef i Task-Forcës që kishte si mision luftën ndaj korrupsionit.

Drejtuesja e PRSK-së, Sevdije Morina, thotë për Kosova Sot se ata kanë kërkuar nga Komisioni i KPK-së që të shkarkojë Mustafin, por se në mungesë të kuorumit kjo çështje nuk është diskutuar ende.

“Menjëherë pas marrjes së aktvendimit të plotë dënues nga Gjykata e Apelit, për Nazmi Mustafin, Komisioni Disiplinor i KPK-së ka vendosur për shkarkimin e tij. Komisioni atë vendim ia ka dërguar KPK-së për procedura të mëtutjeshme, por në mungesë të kuorumit për të vendosur për këtë çështje nuk e ka diskutuar ende. Presim që menjëherë pasi të ketë kuorum për të vendosur KPK-ja do të vendosë për t’i propozuar presidentes shkarkimin e Nazmi Mustafit nga pozita e prokurorit”, ka thënë Morina.

Derisa nuk do të ketë një vendim nga KPK-ja, e më pas shkarkim nga presidentja Atifete Jahjaga, Nazmi Mustafi do të vazhdojë të gëzoj titullin e prokurorit.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit vazhdon afatin për aplikim për projektin “Ngritja e pemishteve me pemë arrore”

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Prizrenit ka njoftuar se është vazhduar afati për thirrjen publike për aplikim të fermerëve për...

Transformim thelbësor në Spitalin e Prizrenit: Investim 3 milionë euro për Repartet Pediatrike dhe Internistike

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit "Prim. Dr. Daut Mustafa" po përjeton një transformim të thelbësishëm, falë një investimi prej rreth 3 milionë euro. Rikonstruktimi...

Lajmet e Fundit