30.4 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025

Smaka: AAK synon funksionalizimin e Kosovës, shtet të së drejtës

Riza Smaka, kryesues i Departamentit të Drejtësisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se AAK synon ndërtimin dhe funksionalizimin e Kosovës, shtet të së drejtës.

Ai tha se për arritjen e objektivit në fjalë, kërkohet krijimi i infrastrukturës ligjore konsistente e koherente me legjislacionin e Bashkimit Evropian, gjithnjë të përshtatur me rrethanat shoqërore–politike, kulturore, arsimore, tradicionale e historike të vendit tonë, Kosovës.

“Rrjedhimisht, infrastruktura ligjore e tillë, në saje të institucioneve publike, të formuara konform me ligjin e aplikuar dhe të vullnetit dhe devocionit politik, do të implementohet me konsekuencë. Aktualisht, në vendin tonë, rendi juridik, gjithnjë, nuk është i kompletuar sa dhe si kërkohet, e jo pak akte ligjore përmbajnë defekte onomoteknike, për ç’shkak, në Kuvend janë mbi 66 të tilla për modifikime, ani pse janë miratuar brenda këtyre viteve, në një anë, dhe një numër i konsiderueshëm i akteve ligjore nuk është miratuar”, tha Smaka.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës, gjithnjë, organizohet sipas nevojave partizane partiake dhe proporcionalisht me numrin e banorëve dhe sipërfaqen e vendit është kabineti qeveritar më kuantitativ (më i ngarkuar) në Evropë.

“Gjendja e tillë, ndër të tjera, është rrjedhojë e asaj se për Qeverinë e Kosovës akoma nuk ka ligj, pra ajo është e organizuar pa baza ligjore dhe, si e tillë, funksionon. Ndaj, ndër shumë akte ligjore të tjera kërkohet edhe Ligji për Qeverinë e Kosovës, konform të cilit do të formohej kabinet qeveritar ligjor, gjithsesi shumë më racional dhe për aq më efikas dhe shumë më pak i kushtueshëm për vendin…”, tha Smaka.

Ai tha se rrjedhimisht, edhe funksionaliteti i dobët i sistemit të drejtësisë dhe i administratës publike, në masë të konsiderueshme janë pasojë e infrastrukturës së tillë ligjore. /Telegrafi/

Më Shumë

Aksident tragjik në Qafën e Duhlës të Suharekës, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut

Një aksident trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:57, në magjistralen Suharekë – Shtime, në afërsi të Qafës së...

Zihet ashurja në teqenë ‘Halveti’ në Prizren, tërheq vëmendje të madhe

Me rastin e muajit Muharrem, në Teqenë historike Halveti në Prizren kanë filluar të zihen kazanët tradicionale të ashures. Aktiviteti po tërheq vëmendjen e...

Lajmet e Fundit