Nënshkruhen listat e veteranëve për Dukagjin

Janë nënshkruar listat e veteranëve të Zonës së Dukagjinit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Zëri” Daut Haradinaj ushtarak i kësaj zone, anëtar i komisionit qeveritar për verifikim të listave.

Haradinaj sapo ka nënshkruar në komisionin për verifikim të statusit të veteranëve listat për Zonën e Dukagjinit, të cilat pritet të publikohen gjatë ditës. Ai ka adresuar një mesazh tek të gjithë ata që mendojnë se nuk iu është dhënë haku duke i ftuar të bëjnë ankesë.

Për çdo gabim eventual, Haradinaj tha se do t’iu jepet rasti të ankohen të gjithë ata që mendojnë se iu është mohuar e drejta e tyre. “Gjithçka që është bërë deri tani është vetëm lista preeliminare.

Pasi të përfundojnë ankesat e 30 ditëve në vijim do ta shohim situatën më realisht dhe do të vendosim për veprimet tjera”. Haradinaj tha se ky proces nuk është i lehtë, por duhet të marr drejtimin e duhur.

“Mundem t’i siguroj të gjithë ata që po thonë se i vonuam listat se ajo nuk qëndron. Unë i kam vonuar një muaj, ata i kanë vonuar 16 vite”.

Ai tha se një pjesë e veteranëve janë në gjendje jo të lehtë të jetesës, prandaj ka theksuar se kanë bërë dhe do të bëjnë të pamundurën për t’i përmbushur kërkesat e tyre.

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit