21.3 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

SHKA “Agimi” përkujtoi Engjëll Berishën

Në organizim të SHKA “Agimi” në Prizren, është mbajtur një tubim përkujtimor kushtuar jetës dhe veprës së akademik, Engjëll Berisha, i cili ndërroi jetë para pak kohësh në moshën 80.vjeçare.Pjesë e këtij tubimi përkujtimor ishin veteranë dhe anëtarë të SHKA “Agimi”, familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të akademik Berishës, dhe të ftuar të tjerë. Para të pranishmëve ka folur aktori i mirënjohur kosovar, Afrim Kasapolli, i cili tha se i ndjeri akademik, Engjëll Berisha, ka qenë një njeri i madh, por për nga natyra tepër modest, i cili një periudhë të jetës së tij e kaloi në SHKA “Agimi”, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për artin por edhe arsimin në Prizren.

Ndërkaq, duke folur për jetën dhe veprën e akademik Berishës, para të pranishmëve është paraqitur edhe kolegu, miku dhe bashkëpunëtori shumëvjeçar i të ndjerit, akademik Zeqirja Ballata, i cili në mes tjerash tha se akademik Engjëll Berisha, një jetë të tërë i’a ka kushtuar arsimimit dhe edukimit të shumë brezave dhe zhvillimit të kulturës muzikore në Kosovë në ditët më të vështira për shqiptarët e Kosovës.

Akademiku Ballata, tha më tej, se i ndjeri akademik Berisha, ka qenë ndër më meritorët për hapjen e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, instititucion ky nga i cili dolën shumë emra të njohur të kulturës sonë. Pas fjalimeve, u shfaq edhe një program i pasur muzikor me këngë korale nga kori i përzier i SHKA “Agimi”. Ndryshe, me 15.02.2015 pas një sëmundje të shkurtër në moshën 80 vjeçare, kishte ndërruar jetë akademik Engjëll Berisha, i cili një ditë me pas është varrosur me nderime të larta në varrezat e qytetit të Prizrenit./TVPZ/

Më Shumë

Grupi legjendar i rock-ut ‘Scorpions’ rikthehet pas 24 vitesh me koncert në Tiranë

Pas më shumë se dy dekadash, legjendat e rokut botëror Scorpions rikthehen në Tiranë për një mbrëmje që premton të shkruajë histori. Në 60-vjetorin e...

Aksident mes 8 veturave në Zhur të Prizrenit

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes tetë veturave të ndodhur pasditën e sotme në Zhur të Prizrenit. KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1487564235480956 Këtë e konfirmoi...

Lajmet e Fundit