4.2 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

S’pajtohen që rasti i Ukshin Hotit të trajtohet si i veçantë

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur e Peticione kërkon që çështja e të zhdukurve të diskutohet më shpejtë në takimet e dialogut Kosovë-Serbi. Ky komision planifikon të nxjerrë disa rekomandime që pastaj pritet të procedohen në Kuvend, ku tema e të zhdukurve në dialogun Prishtinë-Beograd, mendohet të radhitet në rekomandimin e parë.

Brenda shtatë ditësh, komisioni planifikon të ftojë në takim shefin e mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliun dhe kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, më të cilat synojnë t’i diskutojnë disa çështja, përpara se të nxjerrin një rekomandim. Një prej rekomandimeve që pritet t’i nxjerrë ky komision është edhe kërkesa nga Qeveria e Kosovës, që të raportojë çdo gjashtë muaj për bisedimet me Serbinë lidhur me zbardhjen e fatit te të pagjeturve.

Anëtarja e komisionit, nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se duket kërkuar që në takimin e parë që do të mbajë Kosova me Serbinë, të shtrohet çështja e zbardhjes së fatit te të zhdukurve.

Ajo tha se duhet ftuar edhe drejtorin e Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliun dhe kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, që të përballen ne mbledhjen e radhës së komisionit. E më pas të dalin me rekomandime.

Anëtarët e komisionit, në mbledhjen e sotme, diskutuan për t’i dhënë një afat kohor qeverisë që të raportojë për dialogun me Serbinë lidhur me çështjen e të zhdukurve. Sipas tyre, është mirë të raportohet çdo gjashtë muaj.

Grupi punues i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi gjinore, Persona të Pagjetur e Peticione, i përbërë nga Mexhide Topalli, Mytaher Haskuka dhe Kujtim Paçaku, kanë hartuar një raport me rekomandime lidhur me shqyrtimin e peticionit të qytetarëve të Rahovecit, për ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit.

Përmes tij, kërkojnë delegacioni kosovar në bisedimet me Serbinë, rastin e Ukshin Hotit, ta trajtojnë si të veçantë. Gjithashtu, kërkojnë që institucionet e Kosovës të angazhohen më shumë që Bashkimi evropian, si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, të ushtrojë trysni mbi Beogradin në mënyrë që këta të fundit të jenë më bashkëpunues në zbardhjen e fatit të Ukshin Hottit dhe të zhdukurve të tjerë. Ata kërkojnë që Qeveria e Kosovës të ndaj fonde dhe të mbështesë Departamentin e Mjekësisë Ligjore në procesin e zhvarrimit dhe të identifikimit të mbetjeve mortore.

Ani pse peticioni që paraqiti grupi punes i kishte plotësuar kushtet formale, ai nuk u arritë të shqyrtohet në tërësi në mbledhjen e sotme.

Pika e tretë nuk gjeti mbështetjen e anëtarëve tjerë të komisionit.

Anëtarët e komisionit nuk dëshirojë që të trajtojnë ndryshe nga rastet e tjera të zhdukura, atë të Ukshin Hotit.

Pritet që së shpejti të mbahet një seancë parlamentare, e veçantë për çështjen e personave të zhdukur, ku komisioni do t’i adresojë rekomandimet e veta./Politiko/

Më Shumë

Shoqërohet në polici një 75-vjeçar në Prizren, dyshohet se grisi fletëvotimin pasi s’iu lejua ta asistojë bashkëshorten në vendvotim

Një 75-vjeçar është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se grisi fletëvotimin e bashkëshortes në shenjë revolte pasi nuk iu lejua ta asistojë atë...

Kurti vlerëson ish-kryetarin e Prizrenit: Në kohë të vështira ishte ndër figurat kryesore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar ish-kryetarin e Prizrenit, Eqrem Kryeziun, duke vlerësuar kontributin e tij ndër vite për qytetin dhe...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit