Rama pyetet për Bushin, përgjigjet për Mziun

Kryeministri Edi Rama u pyet në lidhje me akuzat e opozitës se ka kandiduar në Krujë një të dyshuar për trafik droge. Por në vend që të komentojë për Artur Bushin, që është deputet i PS, Rama foli për Xhelal Mziun, kandidatin e PD në Kamzë.

“Nuk di çfarë kanë parasysh, por më duket se vetëm para pak çastesh mësuam se një kandidat i shpallur prej tyre, për të konkurruar në një nga bashkitë kryesore, u shpall fajtor nga gjykata dhe mesa më rezulton do jetë në burg. Kështu që, shpreh keqardhje të thellë për PD që tjetër thotë, tjetër bën, tjetër mendon dhe në fund fare tjetër i del,” tha Rama.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit