Filloi xhirimet “Na ishte njëherë në Kosovën Veriore”

Filmi “Na ishte njëherë në Kosovën Veriore” me skenar nga Jeton Kulinxha dhe Eki Rrahmani dhe regji nga Eki Rrahmani filloi xhirimet sot.

Pjesa e xhirimeve në Kosovë do të jetë gjatë muajit prill, ndërsa pjesët e tjera do të xhirohen në Londër, Stamboll dhe Qatar.

Ky film flet për botën e një fëmiu të pafajshëm në botën materiale dhe të egër, vështirësi të tejkalojë dhembjen e shkaktuar nga vdekja dhe humbja e të afërmve.

Filmi hap debat për faktorët të cilët i ka krijuar realiteti i ri. Flet për gjendjen njerëzore më të vetmuar, të izoluar, ose të paralizuar nga frika, apo ndoshta ky realitet i ri i hapin sytë, shoqërisë së dalur nga lufta.

Në këtë film luajnë: Armond Morina, Çun Lajci, Arbresha Grabovci, Kushtrim Sheremeti, May-linda Kosumovic, Fisnik Ademi, Ramadan Malaj, Adrian Morina, Syle Kuqi, Luan Kryeziu, Shkelzen Veseli, Anisa Ismaili, Valina Mucolli, Blendi Rama, Petrit Carkaxhiu, Besarta Fejza etj.

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike “In My Country Productions” me producent Fisnik Ademi dhe koproducent Donall McCusker.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit