Deri në 10 mijë euro gjobë për deputetët që kërkuan vota me SMS

Deri në dhjetë mijë euro mund të dënohen deputetët, të cilët kërkuan votat e qytetarëve me mesazhe telefonike gjatë zgjedhjeve, duke shfrytëzuar të dhënat personale të qytetarëve, raporton KTV.

Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave personale, Ruzhdi Jashari, i cili ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Siguri, ka bërë të ditur se kjo çështje tashmë është proceduar dhe pritet vetëm vendimi final.

Ndërkohë, kryetari i komisionit, Daut Haradinaj, e ka pyetur Jasharin nëse Ligji për Përgjimet bie në kundërshtim me misionin e Agjencisë që ai udhëheq.

Por, Jashari nuk ishte i prerë, duke thënë se qytetarët me ligj kanë të drejta në mbrojtjen e të dhënave të tyre, por për mënyrën e përgjimit varet nga gjykatat, prokuroritë, policia apo posta.

Agjencia ka bërë të ditur se ka fituar një proces gjyqësor me KEK-un, pasi ekspozoi të dhënat personale të konsumatorëve, me faktin e dërgimit të faturave të hapura.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit