Kosova nuk i ka kryer edhe 16 detyra për liberalizim të vizave

Adresa e fajësisë për izolimin e kosovarëve ndodhet në Prishtinë. Kosova vazhdon të jetë enklavë në Evropë për sa i përket lirisë së lëvizjes, shkruan sot Koha Ditore. Deputeti Ilir Deda e ka bërë fajtore Qeverinë, për të cilën ka thënë se ka stagnuar në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

Midis detyrave të pakryera janë edhe miratimi i nëntë ligjeve, arritja e një varg marrëveshjesh ndërkombëtare për riatdhesimin dhe bashkëpunimin policor, përmbyllja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, avancimi i sistemit për menaxhimin e kufirit dhe rezultatet e prekshme në luftën kundër korrupsionit.

Ministri Bekim Çollaku ka shprehur besimin se do të përmbushen të gjitha detyrat deri në fillim të qershorit, kur edhe do të përcillet për në Bruksel raporti përfundimtar

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit