Mbyllen plagët, Ledri e Noizy shokë

Dy nga Rreperat më të mirë në vend, Noizy dhe Ledri i kanë lënë pas të gjitha armiqësitë e vjetra dhe kanë bërë paqe mes tyre.

Ledri ka postuar një foto në instagram me Rigels Rajkun i njohur me ermin e artit, Noizy.

Ai e ka shoqëruar këtë foto me mbishkrimin” Sikur të gjithë ju ta dinit”

Pak vitem me parë Noizy dhe Ledri, ky i fundit atëhërë pjesë e “Baba Stars” ishin në një konflikt të hapur jo vetëm nëpërmjet muzikës “Diss” dhe rrjeteve sociale por nuk i evituan dot as përleshjet fizike nëpër aeroporte.

Po ashtu të ndarë ishin edhe fansat që po e ndiqnin këtë sherr.

Tani gjërat kanë ndryshuar dhe nuk përjashtohet mundësia që të dy këta artistë mund të kënë edhe një bashkëpunim në skenë.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit