Obama e Castro shtrëngojnë duart

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe homologu i tij kuban, Raul Castro shtrënguan duart dhe u përshëndetën me fjalë për pak kohë, të rrethuar nga liderë të tjerë mbrëmjen e kaluar në Panama, me rastin e fillimit të Samitit të Amerikave.

Disa media, dokumentuan këtë çast me fotografi dhe video.

Në një prej tyre, publikuar nga disa website latinoamerikane, duken Obama dhe Raul Castro, të rrethuar nga shumë persona, mes tyre edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, duke u përshëndetur dhe duke shtrënguar duart në mënyrë të përsëritur.

Pa dhënë hollësi, Shtëpia e Bardhë bën fjalë për një takim jozyrtar.

Gjatë orëve të ardhshme pritet një takim mes tyre.

Obama dhe Castro nuk shtrëngonin duart që nga viti 2013, në funeralin e Nelson Mandelas.

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit