Jahjaga thotë se shqiptarët i bashkon Evropa

Edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bashkimin e shqiptarëve e sheh vetëm në Bashkimin Evropian.

Ajo ka komentuar në një intervistë për “Danas” se hyrja në BE nënkupton bashkim jo vetëm mes shqiptarëve por gjithë popujve të Ballkanit që synojnë integrimet evropiane.

“Integrimi në BE do të shënojë edhe bashkimin me idenë dhe shpirtin e lirisë politike e ekonomike, barazinë dhe bashkëpunimin ndërmjet gjithë popujve, përfshirë edhe popullin e Kosovës si pjesë të pandashme”, ka thënë Jahjaga.

E para e vendit ka shprehur bindjen se BE-ja nuk është e plotë pa anëtarësimin e të gjitha shteteve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

“Sot jetojmë në kohën e integrimeve dhe prandaj integrimet evropiane janë qëllimi dhe alternative e të gjitha shteteve të Ballkanit. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe si çdo shtet tjetër ne në rajon synon integrimin evropianë dhe punon në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE”, ka shtuar ajo.

Edhe kryeminsitri Isa Mustafa ka thënë në një intervistë mbrëmë se shqiptarët do të bashkohen në BE.

Ishte kryeministri shqiptar, Edi Rama ai që tha se shqiptarët kanë dy mundësi për t’u bashkuar, duke përfshirë atë në BE, por duke mos anashkaluar edhe atë që Rama e quajti “bashkim klasik”. Deklarata e tij ngjalli reagime në Beograd, ndërsa reagime erdhën edhe nga BE-ja.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit