7.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Jazz kundër nazistëve

Njëri prej jazz-muzikantëve më të njohur gjermanë sot i mbush 90 vjet, por ende vazhdon të luajë. Saksofonisti Emil Mangelsdorff nuk është vetëm dëshmitar i evolucionit të jazzit modern, por edhe i Luftës së Dytë Botërore.

Me gjithë moshën, alto saksofonisti nuk e ka fort problem që të luajë në instrumentin e tij për orë të tëra. E tërë këtë e bën vetëm sa për ta mbajtur veten në formë. Por nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Hiç më larg se sivjet ai do të mbajë koncerte në Augsburg, Munich dhe në disa festivale tjera të jazit, shkruan DW.

I rritur në një familje muzikantësh në Frankfurt në vitet 1920 dhe ‘30, Emil Mangelsdorff mësoi të luajë në saksofon sa ishte fëmijë dhe më vonë muzikën e përdori si formë të protestës politike.

Shkaku se atë e sollën amerikanët me ngjyrë, nazistët e konsideronin jazzin si zhanër të papërshtatshëm dhe të ndaluar. Pas fuqizimit të nazistëve në Gjermani, Mangelsdorff dhe babai i tij tinëz dëgjonin jazz në radion belge.

Muzikanti i ri filloi të shprehte atë që dinte me ansamblin e tij “Hotclub Combo”, në klubin “Rokoko” në Frankfurt dhe në të njëjtën kohë studioi për klarinetë në vitin 1942. Talenti i tij dhe i shokëve shpejt tërhoqi vëmendjen e autoriteteve naziste kurse policia sekrete “Gestapo” shpesh kishte spiunuar grupin nëpër koncertet e tyre.

Në prillin e vitit 1943, ai ishte arrestuar nga “Gestapo” dhe kaloi dy javë në burg para se ta dërgonin ushtar në frontin lindor deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Kur u dorëzuan nazistët në vitin 1945, ai ishte burgosur nga sovjetikët dhe nuk u rikthye në Frankfurt, përcjell Koha Ditore.

Nuk iu rikthye as instrumentit të tij të dashur – deri në vitin 1949. Kjo histori la shenjë te Mangelsdorffi, i cili gjithmonë e ndiente nevojën për të ndarë me të tjerët përvojën e tij. Sot ai u rrëfen studentëve të tij për kohërat e luftës dhe për mënyrën se si ai dhe shokët e tij këngëve angleze u dhanë tituj gjermanë për të hutuar regjimin e atëhershëm. “Tiger Rag” u shndërrua në “Die Löwenjagd im Taunus” kurse “St.Louis Blues” ishte njohur si “St.-Ludwig’s-Serenade”.

Derisa jazzi po evoluonte, Mangelsdorff vazhdimisht zhvilloi stilin e tij. Ai nga ritmi i viteve ’30 doli në bebop, stil që do ta shpinte drejt shumë sukseseve. Karriera e tij u zhvillua në të njëjtën kohë me atë të vëllait më të vogël, trumbetistit Albert Mangelsdorff, i cili vdiq në vitin 2005 dhe njihet si krijues i teknikës së trombonit.

Pasi luajti jazz së bashku me të mëdhenjtë, si Joe Klimm dhe Jutta Hipp, Emil Mangelsdorff iu bashkua “Frankfurt Allstars and the Jazz Ensemble of Radio Hesse”. Në vitin 1960 ai themeloi ansamblin Emil Mangelsdorff, që mund të dëgjohet nëpër disa fragmente të “Songe ma belle” dhe “Bluses Forever”.

Për Emil Mangelsdorffin, muzika ende ka një fuqi të madhe politike. Ai shpesh proteston p0olitikisht me muzikë, siç ishte koncerti i fundit kundër ksenofobisë në Gjermani./DW/

Më Shumë

Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat

Shumica e sektorëve në tregun e punës në Kosovë janë të dominuar nga burrat. Por, edhe në sektorët që punësojnë më shumë gra –...

Beteja vendimtare mes Pejës dhe Yllit

Të shtunën zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra që shënon fitore, do t’i bashkohet Trepçës në finale të...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit