Historiku i botimit letrar shqip shpaloset me 300 vepra

Mbi 300 vepra të botuara në gjuhën shqipe gjatë viteve 1949-1969 janë ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Ekspozita që është hapur të mërkurën, në kuadër të edicionit të 13-të të “Javës së bibliotekës në Kosovë”, ka bërë bashkë veprat e autorëve vendorë e të huaj. “Në prehën të gjyshes” e Anton Çettës, botim i shtëpisë botuese “Rilindja”, më 1964, përmbledhja me poezi “Bulzat” e autorit Azem Shkreli, botuar nga e njëjta shtëpi botuese më 1960, janë vetëm dy nga librat që në Bibliotekën Kombëtare zënë vend në koleksionet e veçanta.

“Janë 105 autorë shqiptarë, 66 jugosllavë, 20 rusë, 21 anglo-amerikanë dhe autorë të letërsisë së vjetër greke”, ka thënë Bedrije Mekolli, shefe e sektorit të koleksioneve të veçanta në hapjen e ekspozitës “Historiku i botimit letrar shqip 1949-1969”.

Nga titujt që janë ekspozuar për publikun, por të cilët nuk mund të shfletohen, më shumë se gjysma e më tepër janë të letërsisë për fëmijë. Botimet e para në shqip të autorëve me nam si William Shakespeare e Henrik Ibsen janë pjesë e ekspozitë

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit