11.2 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Shfuqizohet leja ndërtimore për bibliotekën afër “Ryzhdije”-s

Biblioteka e Qytetit të Prizrenit nuk duhet të jetë në hapësirën e shkollës së vjetër “Ryzhdije”, që është në mbrojtje të shtetit si pjesë e trashëgimisë kulturore, është qëndrimi i organizatës “EC Ma Ndryshe”, që në vazhdimësi përcjellin zhvillimet rreth projektit për ndërtimin e bibliotekës.

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor ka publikuar aktvendimin e datës 8 prill 2015 për shfuqizimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e bibliotekës për shkak të mangësive procedurale.

“DUPH ka shpjeguar se duke vepruar sipas rekomandimit të MMPH-së të datës 7 prill 2014 merr aktvendimin që të revokohet-shfuqizohet leja ndërtimore nr:04-353-21169, të datës 9 shkurt 2015, me të cilën i është lejuar DKRS-së ndërtimi i Bibliotekës Komunale në rrugën “Suzi Qelebi”, ngastra kadastrale nr.2858”, shkruan “EC Ma Ndryshe”, për të shtuar se në këtë aktvendim DUPH obligohet që në procedurat në vazhdim të veprojë në përputhje të plotë me nenet 17 dhe 18 të Ligjit për Ndërtim, në mënyrë që pas eliminimit të mangësive procedurale të vazhdojë me procedurat për lëshimin e lejes së ndërtimit për parashtruesin e kërkesës, DKRS-në.

“‘EC Ma Ndryshe’ në bazë të informatave të marra nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore pati evidentuar se Komuna e Prizrenit ka vënë gurthemelin në këtë lokalitet për ndërtimin e Bibliotekës pa e marrë pëlqimin e MKRS-së”.

Ish-shkolla e “Ryzhdije”-s është pronë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore, në listën e mbrojtjes së përkohshme të MKRS-së, siç thotë organizata si e tillë, shkolla e vjetër meriton që të ketë një kujdes më të shtuar nga institucionet.

Siç thuhet në njoftim, për këtë arsye “EC Ma Ndryshe” konsideron se shfuqizimi i lejes ndërtimore për bibliotekën është hap i duhur nga DUPH-ja.

“Në të njëjtën kohë ky aktvendim mund të shërbejë si një moment i ri për Komunën e Prizrenit, në mënyrë që ajo t’i eliminojë mangësitë procedurale, por edhe të ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të komunikimit me banorët e lagjes për t’i marrë edhe vërejtjet dhe propozimet e tyre, sikurse edhe diskutimit më të gjerë me komunitetin e profesionistëve, në mënyrë që të realizohet një projekt që përkon vërtet me vlerat arkitektonike të Prizrenit”.

“EC Ma Ndryshe” rekomandon DUPH-në që të mos nxitojë me lëshimin e lejes së re, pa i shterur diskutimet me akterët e sipërpërmendur, derisa u bën thirrje edhe ministrive të linjës të Qeverisë së Kosovës që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim, në mënyrë që të ruhen dhe të avancohen vlerat në këtë zonë, ku ekzistojnë disa monumente të trashëgimisë kulturore./Zëri/

Më Shumë

Kapet burri me të cilin bashkëjetoi 15-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Prizren

Është arrestuar burri në Prizren, me të cilin bashkëjetoi 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e cila u raportua si e zhdukur nga familja e saj. Policia ka...

Policia largon vëzhguesit pa bexha nga qendra e votimit në Korishë të Prizrenit

Të gjithë personat që ishin pjesë e procesit zgjedhor një qendër votimi në Korishë të Prizrenit, dhe nuk posedonin kartelat identifikuese të KQZ-së, janë...

Lajmet e Fundit