Studentët kërkojnë të mos shkelet Statuti edhe për stafin akademik

Vendimi i Universiteti të Prishtinës që të mos shkelet më Statuti i UP-së për avancime akademike, është mirëpritur edhe nga studentët.

ORAinfo, ka kontaktuar me përfaqësuesin e Parlamentit Studentor në lidhje me këtë çështje të cilët kanë mirëpritur këtë vendim.

Kryetari i Parlamenti Studentor Arben Mehmeti ka thënë për ORAinfo se do të përkrahin çdo gjë që do të jetë komfor Statutit të UP-së.

“Kjo do të thotë se ne nuk do të përkrahim asgjë që nuk është komfor statutit”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka thënë se vendimet në lidhje me këtë çështje do t’i marrim në kohën kur në Senat do të votohen avancimet e profesorëve.

“Nuk duam të paragjykojmë njëherë, vendimet i marrim në kohën kur do të bëhen avancimet. Nëse do të ketë shkelje do t’i kundërshtojmë”, ka thënë Mehmeti.

Ndryshe, Parlamenti Studentor që nga fillimi i ardhjes së Rektorit Zejnullahu në krye të UP-së , pati akuzuar Rektorin që po i zbaton kriteret statutare vetëm për studentët. Megjithatë, në lidhje me avancimet akademike, Parlamenti Studentor e përkrah vendimin e Rektorit Zejnullahu.

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit