8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Koncert bamirësie nga Vlashent Sata

Për herë të parë, kantautori Vlashent Sata vjen me një koncert recital audiovizual në sallën e Akademisë së Arteve ku do të luajë këngët e albumit të tij të ri “Hana”.

“Hapat më sollën sërisht në shtëpi.
Në Tiranën time.
Aty ku kanë mbetur e jetojnë gjithmone shumë grimca te miat.
Këtë herë, ju kam sjellë Hanën, të plotë me 11 këngë.
Më datë 3 maj, tek Akademia e Arteve, do t’ju këndoj të gjitha fjalët që s’kam dit’ kurrë me i thënë ma mirë se me kënge!”

Kështu shkruan këngëtari në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ndërsa tregon se koncerti që do të mbahet me datë 3 maj me fillim prej orës 20:00 do të shoqërohet edhe me emrat si Enes Bajramliqi, Gent Rushi, Armend Xhaferri, Ermal Rodi dhe Kiril Tufekcievski.

Të ardhurat e koncertit u shkojnë fëmijëve jetimë duke u mundësuar instrumenta dhe mësime muzikore.

Më Shumë

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Lajmet e Fundit