4.9 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Rexhep Selimi: Fatos Nano e ka ndihmuar UÇK-në

Rexhep Selimi nga Vetëvendosje ka theksuar se Ligji për Veteranët ka qenë mjaftë i politizuar, duke thënë se fajtore për këtë është PDK. Selimi këto komente i ka bërë në emisionin ‘Rrokum Roll’ me Fidan Jupollin, në Televizionin Rrokum.

Selimi ka theksuar se problemet që dalin për veteranët janë derivat i Ligjit, i cili ka mjaft mangësi.

“Të gjithë ata që janë rreshtuar kundër Serbisë në luftë, janë luftëtarë të UÇK-së”, tha ai.

Selimi ka theksuar e jo 70 mijë, por 700 mijë kanë kontribuar në luftë, por me pak se 70 mijë kanë qenë të mobilizuar në luftë si ushtarë të UÇK-së..

“Luftën e Ushtrisë së Kosovës nuk e ka bërë vetëm UÇK, por ka pasur nga vende të ndryshme duke përfshirë edhe Shqipërinë, Maqedoninë, por edhe vende të tjera dhe prej diasporës”, ka theksuar Selimi.

Ai ka theksuar se komplet shteti shqiptar ka qenë në luftën e UÇK-së.

Selimi tha se në vitin 1998 është prit në takim nga kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë, Fatos Nano, në zyrën e këtij të fundit.

“Fatos Nano na tha se është kryeministri i një kombi në lufte, e ju luftëtarët më thoni për çka keni nevojë”, tha Selimi. /TV Rrokum/

Më Shumë

Seancë Solemne në Prizren për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mbajti sot një seancë solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë aktivitet morën...

Zbulohen mallra të padeklaruara gjatë kontrollit rutinor në Vërmicë

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë është realizuar një kontroll i detajuar i një automjeti, pas selektimit për verifikim rutinor nga zyrtarët doganorë. "Pas...

Lajmet e Fundit