28.9 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

UP: Një profesor për 50 studentë

Numri i stafit akademik në Universitetin e Prishtinës ”Hasan Prishtina” në Kosovë, me atë të studentëve, është në s’përputhje të madhe proporcionale. Sipas të dhënave zyrtare, numri i studentëve është mbi 53 mijë, kurse numri i mësimdhënëseve të rregullt është 1030 (profesorë, asistentë dhe lektorë) .

Durim Berisha, këshilltar për media në Universitetin e Prishtinës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se ky raport në mes numrit total të mësimdhënësve dhe studentëve krijon situata të tilla që një profesor të jetë në proporcion me 50 studentë.

Për këtë çështje, ai thotë se universiteti ka kërkuar nga autoritetet kompetente që të gjejnë mundësi që të harmonizohet numri studentë –profesorë.

“Universiteti i Prishtinës pasi ka pranuar raportet nga Njësitë Akademike, ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë( MASHT), që të merr në konsideratë numrin e stafit akademik me rastin e regjistrimit të studentëve të rinj për vitin e parë të studimeve në vitin e ardhshëm akademik me qëllim të harmonizimit të proporcionit në mes të numrit të mësimdhënësve me numrin e studentëve”, tha Berisha

Edhe Dukagjin Pupovci, udhëheqës i Qendrës për Arsim, thotë se përpjesëtimi një profesor për 50 studentë ekziston në Universitetin e Prishtinës.

Ai ndërkaq tregon që sipas standardeve ndërkombëtare, kjo shifër duhet të jetë një mësimdhënës në 10 eventualisht 15 studentë. Megjithatë, Pupovci konsideron se numri i mësimdhënësve nuk është i vogël, por problem sipas tij, paraqitet numri i madh i studentëve.

Më Shumë

Nëse Thaçi shpallet fajtor, edhe unë qenkam kriminel

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka hedhur kritika në drejtim të institucioneve shtetërore, lidhur me heshtjen sa i përket të drejtave...

Vazhdon rehabilitimi i ujësjellësit në Zhur, aplikohen reduktime të përkohshme të ujit në disa lagje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" njofton se në fshatin Zhur të Prizrenit po vazhdojnë punimet për përfundimin e projektit të rehabilitimit të plotë...

Lajmet e Fundit