10.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Alarm për bombë në Nju Jork, evakuohen njerëzit nga Statuja e Lirisë

Një alarm për bombë mesditën e së premtes në Nju Jork, ka detyruar forcat e sigurisë të evakuojnë njerëzit përreth Statujës së Lirisë dhe Ishullit të Lirisë, siç bëhet e ditur nga Shërbimi i Parkut Kombëtar amerikan.

Evakuimi i vendngjarjes ka ardhur pas një telefonate, që kërcënonte për bombë brenda një sirtari me kyç të vizitorëve turistë, të marrë nga policia e Parkut Kombëtar të SHBA-ve rreth orës 11:30, siç bëhet e ditur nga dy zyrtarë të zbatimit të ligjit, raporton Top Chanel.

Policia e Shërbimit në fjalë dërgoi qentë antieksplozivë, njëri prej të cilëve ka nuhatur diçka të dyshimtë brenda sirtarit. Ndaj dhe policia e Parkut Kombëtar ka njoftuar Departamentin e Policisë së Nju Jorkut që të dërgonte ekipet e specializuara për bombat për të hetuar. Megjithatë, zyrtarët theksojnë se nuk është diçka e pazakontë, që të marrin sinjale pozitive false nga qentë antieksplozivë.

Statuja e Lirisë u mbyll në Nëntor të vitit 2012 për shkak të dëmeve të rënda të pësuara nga superstuhia Sandy, e më pas u rihap për mbi 3,5 milionë vizitorë çdo vit, më 4 Korrik 2013, me një ceremoni prerjeje shiriti. Statuja iu dha Amerikës nga Franca në vitin 1886, në shenjë mirënjohjeje të miqësisë mes dy kombeve.

Më Shumë

Ismet Munishi arrin fitoren e parë nën drejtimin e Lirisë

Epoka e Ismet Munishi në Liria ka nisur me fitore. Prizrenasit triumfuan me rezultat minimal 1-0 ndaj Tefik Çanga në ndeshje të Ligës së Parë....

Superfinalja e Final 8 zhvillohet nesër në Prizren

Gjithçka është gati për përballjen kulmore të Final 8 të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te meshkujt. Në finalen e madhe do...

Pa pranga

Lajmet e Fundit