9.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Mustafa: Kryespiuni Fatos Klosi spërkat figurën e Ibrahim Rugovës

Kryeministri dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklarimeve të bëra nga ish shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, duke shprehur keqardhje që “një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës”.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar.

Reagimi i Mustafës vjen pas deklaratës së ish-shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi, se Kosova kurrë s’do të çlirohej – po të varej nga Ibrahim Rugova dhe se politika e Ibrahim Rugovës ishte pa krye, kurse Kosova u çlirua falë kontributit të djemve të UÇK-së dhe faktorit ndërkombëtar.

Lexojeni të plotë postimin e Isa Mustafës në Facebook:

“Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova. Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare. Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar.

Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: arni për thesin. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës”, (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Më Shumë

Policia e kap hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur për...

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pramje dramatike

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë...

Lajmet e Fundit