Dështon kënga e re e Madonnës

Singëlli më i fundit i publikuar nga mbretëresha e Pop –it, Madonna, “Ghosttown” nuk ia ka dalë të bëhet pjesë e “Top 100? UK.

Kënga e dytë e shkëputur nga albumi “Rebel Heart” i këngëtares 56– vjeçare, u rendit e 118, në renditjen e javës që lamë pas, të 100 e këngëve më të mira të momentit në Britani.

Siç shkruan dhe DailyStar, ky është një dështim i madh për Madonnën, pasi edhe singëlli që pritej të ishte një superhip “Living For Love”, nuk ia doli të bëhet pjesë e “Top 10?, pavarësisht bujës që pati për shkak të performancës në BRIT’s, ku mbretëresha e Pop –it u rrëzua në skenë.

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli...

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Lajmet e Fundit