Kjo është përgjigja zyrtare e përgjegjësve për restaurimin e Hamamit në Prizren!

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren, Samir Hoxha, në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar arsyet e restaurimit (fasadimit në atë mënyrë) të Hamamit të Prizrenit.

Sipas tij, në këtë fazë të implementimit të projektit, për restaurimet e objektit të Hamamit të “Gazi Mehmet Pashës”, janë mbuluar përkohësisht vrimat nëpër kupolat e hamamit.

Kjo gjë sipas Hoxhës, është bërë me karakter të përkohshëm për ta penguar depërtimin e lagështisë në strukturat brenda objektit.

“Meqenëse mjetet financiare për restaurimin e Hamamit për këtë fazë kanë qenë të pamjaftueshme (për restaurimin e tërësishëm), punët janë ndarë nëpër faza, duke i dhënë prioritet eliminimit të rrezikut më të madh që i kanosej ndërtesës”.

“Përfaqësuesi i UNESKO-se, në bashkëpunim me arkitektët e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (QRTK) në Prizren, kanë hartuar planin për zbatimin e punëve nëpër faza, duke pasur parasysh shumën e mjeteve në dispozicion. Në të ardhmen, posa të sigurohen mjetet financiare për vazhdimin e punëve, do vendosen xhama gjysmë sferik nëpër hapjet e kubeve dhe qemerëve”, ka theksuar ai.

Sipas tij, në bazë të marrëveshjes në mes QRTK-së së Prizrenit dhe UNESCO-së, të nënshkruar me 17 mars 2010, QRTK-ja e Prizrenit (contract No: 4500097131) është hartuar projekti i restaurimit dhe rehabilitimit të hamamit të “Gazi Mehmet Pashës” në Prizren.

“Sipas paramasës për punët restauruese janë nevojitur rreth 670 mijë e 190 euro. Nga konferenca e donatorëve për Kosovën, e organizuar nga Qeveria e Turqisë, janë ndarë një shumë e caktuar për restaurimin e monumenteve në Kosovë, ku është paraparë të ndahen një sasi e mjeteve edhe për Hamamin e Prizrenit. Për zbatimin e punimeve është kontraktuar (nga ana e UNESCO-së) kompania ndërtimore NN “El-Com” nga Prizreni, për shumën rreth 214 mijë dollarë amerikan. Punimet ne objektin e hamamit të “Gazi Mehmet Pashës” në Prizren janë ndërpre në shtator të vitit të kaluar”, ka shtuar Hoxha./Telegrafi/

Më Shumë

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit”

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë...

Lajmet e Fundit