9.5 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Premton rikthimin e vlerave të “ Zambakut të Prizrenit”

Organizatorët e edicionit të sivjemë të Festivalit tradicional të muzikës qytetare “ Zambaku i Prizrenit”, thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtje sa më të suksesshme të kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore.Xhemal Kabashi, kryetar i SHKA “Agimi” që është organizatore e Zambakut së bashku me Shoqatën e Kompozitorëve të Kosovës dhe Rrjetin e Organizatave të Kulturës në Prizren që do të shoqërohet nga bendi i RTK-së , tha se tashmë i kemi ndarë përgjegjësitë si bashkëorganizator të Zambakut, dhe në fillim kemi shpallur konkursin për pranimin e këngëve konkurruese për Festivalin e këngës së vjetër qytetare, që është hapur me 20 prill dhe do të përfundojë me datën 20 maj.

Kryetari Kabashi, tha më tej se në këtë eveniment kulturor do të konkurrojnë 14 këngë, 12 në gjuhën shqipe dhe nga një në gjuhën boshnjake dhe atë turke, dhe se interesimi për pjesëmarrje nga këngëtarë të ndryshëm është jashtëzakonisht i lartë.

Ai gjithashtu tha se qëllimi i aplikimit për organizim të Zambakut nga shumë organizma, ka për qëllim kthimin e vlerave që ka ky Festival i cili kohëve të fundit është degraduar skajshmërisht, duke filluar së pari nga fenomeni i tenderomanisë, theksoi ai.Organizatorët ende nuk e kanë caktuar datën e saktë të mbajtjes së Festivalit, përveç se thanë seë kjo ngjarje pritet të organizohet në fund të muajit qershor…/TVPZ/

Më Shumë

‘Her World, Her Rules’: Sporti kundër dhunës ndaj grave në Dragash

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi një aktivitet të veçantë në Dragash, në kuadër të kampanjës ndërkombëtare të FIBA-s, “Her World, Her Rules”...

Abdixhiku me mesazh nga Malisheva: Ne jemi ndryshimi për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Malisheva së shpejti do të bëhet qytet i LDK-së. “Nga sonte qëndrojmë të bashkuar!...

Lajmet e Fundit