Pajtohen Stresi dhe Noizy, së shpejti bashkëpunim?

Duket se dy reperët “armiq” të Shqipërisë, Noizy dhe Stresi, i kanë qetësuar gjakrat dhe kanë rregulluar raportet.

Dyshja kanë kaluar vite të tëra në një ‘luftë’ të ashpër mes tyre, por më në fund ka ardhur edhe momenti i paqes, transmeton Balkanweb.

Si Noizy, ashtu edhe Stresi, duket se kanë hequr dorë nga këngët e mbushura me ofendime drejtuar njëri-tjetrit.

Ditët e fundit Stresi ka dhënë një intervistë, ku nuk ka ngurruar të flasë edhe për rivalin e tij. Për Noizy­n, Arkimed Lushaj u shpreh se ‘djali ka talent, mos me ja hup’.

Nuk dihet ende se cila është arsyeja e këtij pajtimi mes dy ‘ish-armiqve’. Ndoshta Stresi është bërë më i ndjeshëm teksa ka kaluar më shumë se tre muaj në arrati, ose të dy po planifikojnë një bashkëpunim, për të marrë më shumë vëmendje nga publiku. /Gazeta Tribuna/

Më Shumë

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit