Qytetarët s’janë të kënaqur me Jahjagën, Mustafën e Veselin

UNDP dhe USAID lansojnë Pulsin Publik, sipas të cilit përfaqësuesit politik si Presidentja, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Institucionet tjera kanë arritur nivelin më të ulët të kënaqshmërisë

Kështu thuhet në një njoftim të UNDP-së të cilët kanë realizuar një anketë me qytetar të cilët kanë thënë se papunësia, varfëria dhe korrupsioni vazhdojnë të mbeten problemet më madhore në Kosovë.

Po ashtu, sot do të prezantohen edhe disa të dhëna lidhur me emigrim e kohëve të fundit nga Kosova ku më shumë se gjysma e respondemtëve është deklaruar se së paku një nga familjarët ose miqtë është larguar nga Kosova gjatë gjashtë muajve të fundit.

Projekti bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP. Rezultatet që do të prezantohen bazohen në analiza statistikore të anketës së Pulsit Publik që është zhvilluar gjatë fundit të marsit 2015 dhe ka përfshirë 1306 respondentë.

Alessandra Roccasalvo, zëvendëspërfaqësuese e përhershme e UNDP-së dhe Sara Buchanan, drejtoreshë e zyrës për Demokraci dhe Qeverisje pranë misionit të USAID-së do të marrin pjesë në ngjarje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit