Tejkalohet draftligji për Gjykatën Speciale

Çështjet e identifikuara nga grupi teknik i ekspertëve të Kosovës për Gjykatën Speciale tejkalojnë kornizën e draftligjit të hartuar nga BE-ja për themelimin e kësaj gjykate.

Grupi teknik i ekspertëve nga Kosova, i cili është i ngarkuar nga presidentja Atifete Jahjaga për të diskutuar me BE-në për draftligjin për themelimin e Gjykatës Speciale, sipas një raporti konfidencial që ka siguruar “Epoka e re”, ka vlerësuar se çështjet e mbetura dhe të identifikuara përkitazi me këtë çështje tejkalojnë edhe vetë kornizën e draftligjit për këtë gjykatë.

Sipas këtij raporti, grupi teknik i ekspertëve ka kërkuar të qartësohet juridiksioni kohor i kësaj gjykate, pasi përcaktimi kohor 1998-2000 tejkalon periudhën kohore të luftës. Një veprim i tillë i BE-së, pa paralajmërim, sipas këtij raporti, mund ta dëmtojë procesin e themelimit të Gjykatës Speciale. /Epoka e re/

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit