Shteti i zhytur thellë në korrupsion e krim të organizuar

Përfaqësues të subjekteve politike, analistë të pavarur politikë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, e kanë parë me shumë shqetësim raportin më të ri të hartuar nga UNDP-ja dhe USAID-i, i cili sjell të dhëna rrëqethëse për rënien në rritje të besimit të qytetarëve ndaj lidershipit që udhëheq tri kupolat kryesore të shtetit, por edhe humbjen e shpresës në institucionet e sundimit të ligjit.

Sipas përfaqësuesve politikë dhe analistëve të pavarur, vazhdimi i humbjes së besimit të qytetarëve në krerët e shtetit dhe institucionet kryesore vjen si pasojë e ngecjes së madhe në zhvillimin ekonomik të vendit për vite të tëra, mungesës së ndëshkimit nga drejtësia të atyre individëve, që janë bërë pjesë e kriminalizimit të jetës politike, dhe vazhdimi i të qenit në krye të institucioneve me peshë shtetërore të njerëzve të korruptuar./Kosova Sot/

Më Shumë

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Lajmet e Fundit