17.1 C
Prizren
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Sot shënohet Dita Botërore të Lirisë së Shtypit, e cila është themeluar me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’u kujtuar qeverive se është detyrë e tyre të respektojnë dhe mbështesin të drejtën e lirisë së shprehjes.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1993 kishte vendosur që data 3 maj të jetë si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së medias.

Kosova, në bazë të raportit të organizatës Freedom House për lirinë e shtypit në vitin 2014, renditet në vendin e 97, nga 199 vendet e përfshira në raport, duke u vlerësuar si pjesërisht e lirë, transmeton lajmi.net.

Vendi me lirinë më të madhe të shtypit në rajon është klasifikuar Sllovendia, duke u renditur e 41-ta, pas saj më shumë se 30 vende më poshtë vjen Mali i Zi, në vendin e 78-të, Kroacia dhe Serbia në vendin e 80, Kosova dhe Shqipëria në vendin e 97, e me gjendjen më të keqe në rajon është vlerësuar Maqedonia, e cila renditet e 125-ta.

Raporti konstaton se shumë vende në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të tregojë një model shqetësues të shkeljes së lirisë së shtypit në vitin 2014.

Nga 199 vende, 63 janë vlerësuar si të lira, 71 si pjesërisht të lira dhe 65 si jo të lira.

Me gjendjen më të keqe janë vlerësuar vendet, si Bjellorusia, Krime, Irani, Koreja e Veriut, Siria, Turkmenistani dhe Uzbekistani, ndërsa vendet më të lira, janë ato si Norvegjia, Suedia, Finlanda, Holanda, Danimarka, Zvicra dhe Luksemburgu

Më Shumë

Dragashi përballet me ndërprerje të përkohshme të ujit pas defektit pranë xhamisë së vjetër

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët e Dragashit se mbrëmë ka ndodhur një defekt në gypin kryesor të ujësjellësit, në afërsi...

Rexhaj pyetet për propozimin e Abdixhikut: Jo – nuk kemi çka ulemi, është devijim i popullit

Arbër Rexhaj i betuar si deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se subjekti që ky përfaqëson, nuk do ulet në tryezë për...

Lajmet e Fundit