2.2 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ mbulohet nga dheu

Derisa në zona brenda qytetit hapësirat e gjelbra betonohen në autostradën “Ibrahim Rugova” rruga e asfaltuar po shndërrohet në hapësirë të gjelbër. Kjo natyrisht si pasojë e mos kujdesit dhe mirëmbajtjes nga institucionet shtetërore të cilat shpenzojnë miliona euro për ndërtimin e këtyre rrugëve dhe vetëm pas përfundimit të tyre ato lihen në harresë.

Edhe më parë është raportuar për shembjet në autostradë dhe vështirësitë që po i shkaktojnë ato, por që deri më sot nuk janë ndërmarrë veprime për sanimin e gjendjes.

Kësaj radhe shembjet kanë ndodhur në pjesën e autostradës në Obiliq dhe shembjet kanë mbuluar rrugën në disa vende, gjë që përbënë rrezik për ngasësit e automjeteve, transmeton “Infokusi”.

Në pjesën më të madhe shembjet kanë mbuluar komplet njërën korsi qe shkon në drejtim të pjesës ku lidhet autostrada me atë në ndërtim e sipër që të qon në Mitrovicë.

Po ashtu edhe në krahun tjetër të rrugës komplet njëri shirit i rrugës është jashtë funksionit për shkak të shembjeve.

Nga fotografitë mund të vërehet se këto shembje nuk kanë ndodhur sot, por ka kohë dhe për këtë dëshmi është bari i mbirë në dheun e rrëshqitur.

Më Shumë

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në IMF KosInvest, kredia është zemra e shërbimeve tona. Ne besojmë se çdo individ dhe biznes meriton mundësinë për të realizuar planet e veta, ndaj...

Arrestohet një polic në Vërmicë, dyshohet se me ryshfet e lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ai dyshohet që për përfitime financiare ia mundësoi...

Lajmet e Fundit